FIX - LUX I SHIJES

Fix Grill (Korçë)

06/07/2013



Më 6 korrik 2013 hapi dyert në qytetin e Korçës “Fix Grill”, i cili është një lokal veror me ambjente shumë të këndshme e të përshtashme kryesisht për familjarë. Në këtë ambjent ka bar-kafe që funksionon që në mëngjes si dhe në drekë e darkë funksionon një kuzhinë me produktet më speciale të sallamerisë “Fix Pro” për grill, si dhe pije për të shoqëruar si Birra,Vera etj.

Menuja është e larmishme dhe e përshtatshme për këtë kategori lokali ku klientët do të kenë mundësi të zgjedhin disa lloj sallatash, supash, pula të pjekura, fileto pule të marinuara, wings të marinuar, kaçkavall, djathë etj.

Pozicioni dhe arkitektura e përdorur e bëjnë lokalin të rehatshëm dhe kreativ për klientët si në orët e nxehta të mesditës ashtu edhe në mbrëmjet e freskëta.